Frosinone vazhdon me rezultate të mira, Ismajli titullar

Futboll

Frosinone vazhdon me rezultate të mira, Ismajli titullar

Nga: K.G. Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 16:58
Futbollistët e Frosinones festojnë fitoren ndaj Torinos

Frosinone ka shënuar fitore si vendas me rezultat 2:0 ndaj Torinos, në takimin e javës së 10-të të Serie A në futboll.

Mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli u paraqit nga minuta e parë në fanellën e Torinos, por skuadra e tij u kthye pa pikë nga ky udhëtim.

Në minutën e 48-të, Fares Ghedjemis kontrolloi në mënyrë të shkëlqyeshme një pasim fantastik në hyrje të zonës së rreptësisë dhe më pas goditi bukur me harkim, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë për 1:0.

Ndërsa në minutën e 90+3-të, Giacomo Cal0 shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren e Frosinones me rezultat 2:0.

Pas javës së 10-të, Frosinone renditet në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Torino gjendet në pozitën e dhjetë me 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat