Atletico Madrid - Bayern do të masin forcat në “Wanda Metropolitano”

Futboll

Atletico Madrid - Bayern do të masin forcat në “Wanda Metropolitano”

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 11:41
Skuadra e Atletico Madridit

Atletico Madrid dhe Bayern Munih do të masin forcat në fushën e lojës, ku në “Wanda Metropolitano” pritet një përballje me intensitet të lartë, dinamika dhe ritëm.

Një sfidë e këtij niveli ka treguar gjithmonë se me çfarë standardi prezantohen këto dy skuadra në fushë, çfarë do të thotë se 90 minutat do të mbajnë të mbërthyer të gjithë spektatorët, jo vetëm ata që do të shijojnë këtë magji futbolli nga tribunat, por edhe për ata që do të qëndrojnë para ekranit.

Referuar statistikave, Bayerni duket disi më i favorizuar, kjo edhe për shkak të kaluarës. Në 8 ndeshje, gjermanët numërojnë 4 fitore, përkundër 2 të Atleticos, ndërsa 2 të tjerat kanë përfunduar në barazim. Edhe golat, anojnë gjithashtu në kampin bavarez: 13-5.

Mirëpo, një “telash” për ekipin e Vincent Kompany mund të konsiderohet stadiumi në të cilin do të luajnë. Në “Wanda Metropolitano, Atletico nuk e njeh humbjen. Pikërisht, 2 fitoret e vetme që ka marrë përballë këtij rivali dhe një barazim.

Sfida e 9-të mes tyre përkon pikërisht në Madrid dhe “Los Colchoneros” do të bëjnë çmos të motivohen nga ky avantazh për të dhuruar spektakël.

Sikundër edhe për Bayernin që duhet të hedh hapin drejt fitores, ndonëse me shumë problematika në mungesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat