​PSG, Arsenali, Liverpooli dhe United në garë për sulmuesin spanjoll

Futboll

​PSG, Arsenali, Liverpooli dhe United në garë për sulmuesin spanjoll

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 11:52
Pablo Barrios

Manchester United ka hyrë në garën për transferimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Pablo Barrios, i cili është bërë objektiv i disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Sipas raportimeve të “TEAMtalk”, përfaqësuesit e klubit anglez kanë shfaqur një interesim për 23-vjeçarin spanjoll, pasi e kanë përcjellë nga afër në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Atletico Madridit dhe Man Unitedit.

Barrios kishte lënë përshtypje të jashtëzakonshme në atë përballje, duke shënuar gol që në sekondën e 49-të, në fitoren 2:0 të skuadrës madrilene.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur negociata zyrtare, ndërsa United po e shqyrton mundësinë e transferimit të tij si pjesë e planeve për përforcimin e mesfushës.

Në garë për shërbimet e spanjollit janë edhe Paris Saint-Germain, Arsenali dhe Liverpooli, ndërsa interesim për të në të kaluarën ka shfaqur edhe Manchester City.

PSG konsiderohet aktualisht si një prej klubeve më të interesuara, me trajnerin Luis Enrique që e vlerëson lart profilin e mesfushorit. Madje, sipas raportimeve, nuk përjashtohet mundësia që klubi francez të bëjë një lëvizje që në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori së fundmi ka vazhduar kontratën me Atletico Madridin deri në qershor të vitit 2030, me një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat