Shqiptari Alen Vukaj shënon për Interin në UEFA Youth League

Futboll

Shqiptari Alen Vukaj shënon për Interin në UEFA Youth League

Nga: K.Goca Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 16:25
Alen Vukaj mes dy lojtarëve të Feyernoordit U-19

Goli i futbollistit shqiptar Alen Vukaj nuk i mjaftoi Interit U-19 për t'u kthyer me rezultat pozitiv nga Roterdami.

Feyenoordi U-19 e mposhti Interin e Milanos me rezultat 3:1, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Youth League.

Futbollisti shqiptar, Alen Vukaj, shënoi në minutën e 20-të, duke barazuar rezultatin në 1:1. Ai qëndroi në fushë për 80 minuta.

Për Feyenoordin shënuan Haps në minutat 4 dhe 86, si dhe El Harmouz në minutën e 32-të.

Pas xhiros së katërt, Feyenoordi kryeson tabelën me 12 pikë, ndërsa Interi renditet në vendin e 24-t me 4 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat