Asani sërish vendimtar për Esteghlalin

Futboll

Asani sërish vendimtar për Esteghlalin

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 19:34
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Jasir Asani

Liga e Kampioneve të Azisë duket se është turneu i preferuar i sulmuesit të kombëtares shqiptare Jasir Asani.

31-vjeçari ka qenë sërish protagonist në këtë kompeticion me skuadrën e Esteghlalit, duke shënuar golin e fitores për skuadrën e tij në minutat shtesë në sfidën përballë Shamalit.

Me këtë fitore 1:0 Esteghlali ngjitet në vendin e dytë në grupin perëndimor me 9 pikë pas 4 ndeshjeve të luajtura në fazën e ligës.

Për Asanin ky ishte goli i tretë sezonal në Ligën e Kampioneve të Azisë në 4 ndeshje të luajtura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat