Skënderbeu ngjitet i pesti! Ja si ndryshon tabela pas javës së 11-të

Futboll

Skënderbeu ngjitet i pesti! Ja si ndryshon tabela pas javës së 11-të

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 20:47
Tabela e Superiores

Egnatia duket pa rivalë në këtë edicion të Superiores, teksa në 11 javë kryeson me 27 pikë, 7 më shumë se ndjekësja më e afërt, Teuta.

Terren pas javës së 11-të kanë fituar edhe Tirana me Skënderbeun.

Kryeqytetasit janë ngjitur në vendin e katërt, ndërsa korçarët në vendin e pestë, që ndodhen në kuotë të barabarta pikësh me Elbasanin. Për sa i përket podiumit, në vendin e tretë ndodhet Dinamo.

Ndërkohë katërshja e zonës së ftohte përbëhet nga Vora, Vllaznia, Laçi dhe Partizani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat