Atmosfera në kampin bardhekaltër është fantastike

Futboll

Atmosfera në kampin bardhekaltër është fantastike

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 19:48
Romano Floriani Mussolini

Lajme të mira në shtëpinë e Lazios.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar kontratën me Romano Floriani Mussolinin, duke e blinduar talentin e tij me një marrëveshje të re deri në vitin 2030.

Atmosfera në kampin bardhekaltër është fantastike, pasi edhe rezultatet po flasin në favor të skuadrës së drejtuar nga Gennaro Gatusso.

Lazio po përjeton një nga fillimet më të mira në historinë e klubit. Pas 11 xhirove në Serie A, qëndron në vendin e parë me 29 pikë dhe ende nuk njeh humbje.

Një ecuri historike që ka rikthyer entuziazmin dhe besimin te tifozët.

Kontrata e re për Floriani Mussolinin dhe rezultatet fantastike konfirmojnë se në Romë po fryn një erë optimizmi. Lajme të mira dhe atmosferë e shkëlqyer në shtëpinë e Lazios!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat