Kombëtarja ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Futboll

Kombëtarja ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 13:07
Pamje nga stërvitja e Shqipërisë

Plani i trajnerit Rolando Maran ndaj Bjellorusisë është prishur. Shkak është bërë mungesa e Ernest Muçit te Kombëtarja, ndërsa sfida në Budapest nis prej orës 18:00.

Finalja, ku mjafton edhe barazimi për kuqezinjtë, vlen për raundin e fundit në grupet e Ligës së Kombeve. 

Të paktën dy ndryshime janë të sigurta nga sfida e fundit me Finlandën.

Kjo pasi mungesat janë Ylber Ramadani dhe Ernest Muçi.

Kështu në vendin e Ramadanit projektohet Juljan Shehu. Në anën tjetër nuk ka një numër 10 për të zëvendësuar Muçin, por gjasat janë që vendin e tij ta marrë Arbër Hoxha.

Si Hoxha dhe Myrto Uzuni janë opsion. Këto dilema janë me rreshtimin 3-4-2-1, pasi me një tjetër vendosje do të kishte ndryshime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat