Mediat kroate dhe boshnjake: Gjoka e mban në duar një kriminel, që kreu krime të rënda!

Sporti

Mediat kroate dhe boshnjake: Gjoka e mban në duar një kriminel, që kreu krime të rënda!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 13:47
Mediat kroate dhe boshnjake: Gjoka e mban në duar një kriminel, që kreu krime të rënda!

Mediat kroate dhe boshnjake, kanë shkruar gjer e gjatë për tenistin serb Novak Gjokoviq, që njihet me gjestet e turpshme dhe disa herë edhe poston mesazhe nacionaliste!

Ndërkaq, një farë media serbe “Kurir” mundohet ta mbrojë gjestin e ultë të Gjokoviqit, duke shkruar: “Fotoja e Novak Gjokoviqit me rakinë ‘Drazha’, të cilën ai e mori si dhuratë, shkaktoi reagime të ashpra në rajon.

Në Kroaci dhe Bosnjë, ata menjëherë harruan se sa bëri serbi për zhvillimin e turizmit të tyre dhe sa fjalë të bukura tha për njerëzit nga vendet e tyre. Ata goditën brutalisht tenistin më të mirë në botë!”. 

“Portali "Avaz" nga Bosnja dhe Hercegovina, dënon Gjokoviqin, duke shkruar ai e mban në duar një kuti të rakisë me imazhin e një krimineli lufte nga Lufta e Dytë Botërore”

Portali me reputacion në Kroaci, "Index.hr", gjithashtu tregon se ai ishte fotografuar me një shishe raki ku është fotoja e kriminelit çetnik.

"Mihailoviq, çetnikët e të cilit kryen krime të rënda kundër kroatëve dhe myslimanëve në Luftën e Dytë Botërore dhe i cili u dënua dhe u pushkatua nga autoritetet komuniste në vitin 1946 për bashkëpunim me pushtuesit, u rehabilitua zyrtarisht në vitin 2015 nga Gjykata e Lartë në Beograd", ka shkruar Indeks.hr ".

“Kurir” inatoset duke shkruar për mediumin kroat “Jutarnji list”, se ishte edhe më i ashpër ndaj serbit. 
“Mbi atë shishe të diskutueshme raki është personazhi i ish-udhëheqësit të çetnikëve serbë, Drazha Mihailoviq.

Novak pëlqen të ‘thumbojë’ pak nga koha në kohë, i pëlqen të provokojë pak, i pëlqen të ngrejë pluhur. Serbët rehabilituan kriminelin e luftës Mihailoviq pesë vjet më parë, por Novak nuk i duhet vërtet kjo pjesë e ‘imazhit’ të tij. Rakia iu dorëzua nga pronari i ndërmarrjes që e prodhon atë.

Përveç fotos së udhëheqësit çetnik, ajo ka edhe mbishkrimin: 'prodhuar për nder dhe lavdisë së heronjve të Ravna Gora' ", shkruan ‘Jutarnji’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat