Ja emrat e dy sportistëve të Kosovës, që nga ushtarakët serbë ishin rrahur deri në alivanosje....

Sporti

Ja emrat e dy sportistëve të Kosovës, që nga ushtarakët serbë ishin rrahur deri në alivanosje....

Nga: Kemajl Goca Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:22
Zymer Alaj

Për ata që e kanë harruar historinë, për ata që mundohen në një formë të anashkalojnë historinë, e aq më keq dhunën e shfrenuar ndaj sportistëve të Kosovës nga regjimi policor, ushtarak,paraushtarak dhe bandat serbe. 

Me 15 prill (e shtunë) të vitit 1995,  ushtarakëve serb iu pengonte edhe atletika e Republikës së Kosovës dhe nuk zgjodhën mjete tjera ndaj dy atletëve tanë, lere që i rrahën por edhe i kërcënuan me tytat e automatikëve.  E ata ishin atletët e mirënjohur Zymer Alaj dhe Hasim Cacaj. 

Sot në shtetin e Kosovës, në periferi të Prishtinës pikërisht në Graçanicë, zhvillohen aktivitetet e Serbisë, aq më keq askush nuk i pengon dhe as që mundohen!

Image

“Të shtunën rreth orës 17, derisa atletët e KA Deçani, Zymer Alaj dhe Hasim Cacaj stërvitni buzë rrugës që gjendet në afërsi të Manastirit të Deçanit, u ndaluan nga tre ushtarë të AJ-së.

Ushtarët kërkuan armë nga atletët. Njëri e drejtoi tytën e automatikut nga këta sportistë, kurse dy të tjerët zunë t'i keqtrajtojnë sportistët me fjalë, duke i rrahur deri në alivanosje.

Për shkak të lëndimeve të pësuara në fytyrë dhe trup, të dy atletët të shquar të Kosovës u detyruan të kërkojnë ndihmë mjekësore”, shkruante me 17 prill të vitit 1995 në gazetën “Bujku”, me autor C.M. (Curr Mazrekaj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat