Edhe Afërditë Fazlija kandidate për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës?

Sporti

Edhe Afërditë Fazlija kandidate për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:35
Afërditë Fazlija

Kurrë më nxehtë apo më dramë sa i përket garës për president të Komitetit Olimpik të Kosovës! 

Znj. Linda Shala, një emër i respektuar dhe i njohur i sportit, veprimtare e shquar e basketbollit, nënpresidente e Federatës së Basketbollit të Kosovës, edhe zyrtarisht është kandidate për presidente, po ashtu dhe z. Ismet Krasniqi, president i Federatës së Karatesë së Kosovës. 

Znj. Shala dhe z. Krasniqi janë kundërkandidatët e presidentit aktual z. Besim Hasani. 

Raportohet nga burimet zyrtare, se edhe ish futbollistja e mirënjohur Afërditë Fazlija, do t’ia mësyjë pozitës së presidentes së Komitetit Olimpik të Kosovës. 

Gjithnjë duke iu referuar burimeve të sigurta, znj. Afërditë Fazlija, aktualisht selektore e Kombëtares së Kosovës në futboll (femrat) dhe zëvendësdrejtoreshë e Departamentit të Sportit të Kosovës, ka presione nga shumica e federatave sportive, që  ajo gjithsesi të kandidojë për presidente. 

Fazlija as nuk e mohon e as nuk e pohon! Gjithçka do të shihet gjatë këtyre ditëve, a do ta kemi kandidaturën e katërt për president të KOK-ut. Dramë e madhe, gara do të jetë më e ashpra në historinë e KOK-ut.  Fundi i marsit, java e parë e pranverës së bukur, me temperatura rreth 22-24 gradë, në anën tjetër deshëm apo nuk deshëm, do të jetë vapë tropikale për garën e presidentit të KOK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat