Ky fëmijë sot ka post të fuqishëm në Kosovë dhe është më i përgojuari...

Sporti

Ky fëmijë sot ka post të fuqishëm në Kosovë dhe është më i përgojuari...

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2021 Në ora: 14:56
Ky fëmijë sot ka post të fuqishëm në Kosovë dhe është më i përgojuari...

Kur është diçka për të keq ia drejtojnë shigjetat: Izeti!  Kur është diçka për mirë, i marrin meritat e lavdet për vete në komunitetin e hendbollit, është fjala të klubet!

Në fotografinë bardhezi, është Izet Gjinovci, i ardhur në Prishtinë nga fshati Makërmal i Skenderajt. 

Është i biri i Sali Gjinovcit, sekretar i përgjithshëm i Shtabit të Ballistëve të Shaban Polluzhës. 

Image

Izet Gjinovci, në rreshtin e tretë është i dyti majtas. Foto e vitit 1972, në klasën e gjashtë të shkollës fillore në Prishtinë

Shkollimin e kreu në Prishtinë. 

Të moshuarit e lagjes së tij, te kacallarët, tregojnë se Izeti kur ka qenë fëmijë ishte paksa i lazdruar por shumë i lezetshëm dhe merakli i madh i sportit!   

Dikur si hendbollist, pastaj si veprimtar i shquar në gjeneratën e sakrificës, në vitet e 90-ta, veproi kundër regjimit kriminal serb. Pasluftës kryetar i KH Prishtinës dhe nga viti 2002 sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Një nga njerëzit me të përgojuar në hendbollin e Kosovës. 

Disa e quajnë komandant suprem të këtij sporti, disa të padijshëm e shkatërrues, disa gjeneral të papërsëritshëm, disa nuk duan as që ta shohin me sy, për faktin se e kanë neveri! 

Image

Mbi të gjitha, shumicën i ka pas vete dhe betohen në kokën e tij, por është një përqindje e vogël kundër tij. 

Është një nga figurat më karizmatike të këtij sporti, edhe kur e shajnë, ai nuk merret me të tjerët por i shikon punët e veta, duke i dhënë të drejtën që secili ta thotë atë çka mendon. Ajo çka është edhe më interesant, ata çka e shajnë, kur e takojnë direkt në tavolinë apo e thërrasin në telefon, i thurin elozhe të pafundme, sa e duan më shumë se ai veten! 

Gjinovci po jeton një jetë normale, pa brenga dhe më gëzime në vitin e fundit, se me Kombëtaren A të Kosovës (meshkujt), është afër që të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat