Presidenti i Shqipërisë dekoron 4 figura të shquara të sportit shqiptar

Sporti

Presidenti i Shqipërisë dekoron 4 figura të shquara të sportit shqiptar

Më: 7 maj 2021 Në ora: 13:50
Presidenti i Shqipërisë dekoron 4 figura të shquara të sportit shqiptar

Me anë të një ceremonie, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi arritjet dhe rezultatet e larta të disa sportistëve të spikatur në atletikë, mundje dhe çiklizëm, duke i dekoruar ata me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Kreu i Shtetit dekoroi atleten, basketbollisten, volejbollisten dhe pedagogen Marie Rranzi (pas vdekjes) “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar si sportiste e gjithanshme; pioniere e sportit tek femrat; me rezultate të shkëlqyera në atletikë, basketboll dhe volejboll. Kampionia e parë në sportin shqiptar, pedagoge dhe trajnerë e paharruar. E dalluar në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”;

Mundësin kampion dhe trajnerin e pasionuar zotin Eljaz Ahmeti (Dini) “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar sportive, në sportin e mundjes klasike, si sportist i ‘Vllaznisë’ dhe ‘Partizanit’. Sportist dhe trajner kampion në veprimtaritë e mundjes klasike.”;

Çiklistin e shquar shkodran, zotin Brahim Syka “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar në sportin e çiklizmit, duke dëshmuar për vite me radhë aftësi të shkëlqyera në rezultatet e arritura me ekipin ‘Vllaznia’ dhe Ekipin Kombëtar.” si dhe zotin Arben Heta “Në shenjë vlerësimi për kontributin e suksesshëm dhe rezultatet e larta në veprimtaritë kombëtare në sportin e çiklizmit, si dhe në përfaqësimin dinjitar në arenën ndërkombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat