Madhështore! Kosova, 9 pozita para Serbisë në Lojëra Olimpike

Sporti

Madhështore! Kosova, 9 pozita para Serbisë në Lojëra Olimpike

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2021 Në ora: 19:04
Driton Kuka, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe kryeministri Albin Kurti

Kosova me dy medalje të arta aktualisht renditet në vend të 30-të në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020” apo është 9 pozita më lartë se Serbia.  

Kjo duke iu falënderuar trimëreshave tona, xhudisteve Distria Krasniqit (-48 kg) dhe Nora Gjakovës (-57 kg), kampione olimpike.

Serbia ka një medalje të artë, një të argjendtë dhe tri të bronzta dhe renditet në vend të 39-të.

Image

Renditja

Spanja është e 32-ta me 1 medalje të artë, 4 të argjendta, 4 të bronzta.

Kina kryeson me 69  medalje, 32 të arta, 21 të argjendta dhe 16 të bronzta, ndërsa SHBA-të, me 73 medalje por mbajnë vendin e dytë, pasi që kanë fituar 24 medalje të arta, 28 të argjendta dhe 21 të bronzta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat