KOKSH-i zgjedh sekretarin e ri të përgjithshëm, kapiteni i Shqipërisë zëvendëson Stavri Bellon

Sporti

KOKSH-i zgjedh sekretarin e ri të përgjithshëm, kapiteni i Shqipërisë zëvendëson Stavri Bellon

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:08
KOKSH-i zgjedh sekretarin e ri të përgjithshëm, kapiteni i Shqipërisë zëvendëson Stavri Bellon

Basketbollisti i i njohur shqiptar dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Gerti Shima është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Shima u vu në krye të këtij posti pas propozimi të presidentit të KOKSH-it, Fidel Ylli i cili mori dhe  miratimin e komitetit ekzekutiv. Shima njihet si një prej basketbollistëve më të mirë të vendit me karrierë të gjatë në disa ekipe shqiptare dhe në atë kombëtar.

35-vjeçari zëvendëson në këtë post Stavri Bellon i cili mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm prej 25 vitesh. Lajmi u bë zyrtar nga vetë faqja e KOKSH-it në ‘’Facebook’’.

Postimi i KOKSH-it

Gerti Shima emerohet Sekretar i Përgjithshem i KOKSH

Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka miratuar propozimin e Presidentit FidelYlli per te emeruar z.Gerti Shima si Sekretar i Pergjithshem i KOKSH.

Ai mori sot zyrtarisht detyren si Sekretar i Pergjithshem ndersa u prezantua me anetaret e tjere te stafit te KOKSH.

Shima ka nje karriere te gjate si basketbollist ne disa ekipe brenda dhe jashte vendit, kapiten i ekipit Tirana si dhe anetar i ekipit kombetar prej disa vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat