Amerikanët e bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për delegacionin olimpik

Sporti

Amerikanët e bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për delegacionin olimpik

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 23:03
Amerikanët e bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për delegacionin olimpik

Komiteti Olimpik Amerikan ka marrë sot vendimin për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin e të gjithë sportistëve amerikanë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Olimpiadë që nis pas 6 muajsh në shtetin aziatik (4-22 shkurt 2022).

Është vendosur gjithashtu që të gjithë personat, sportistë, trajnerë, staf etj., që kanë hyrje në strukturat olimpike amerikane duhet të jenë të vaksinuar brenda datës 1 nëntor. Ndërsa nga data 1 dhjetor kjo masë do të jetë e detyrueshme për të gjithë anëtarët e delegacionit olimpik amerikan.

Në Olimpiadën “tokio 2020” organizuar këtë verë, Komiteti Olimpik Amerikan nuk e bëri të detyrueshme vaksininim, por ketë herë ka vendosur ndryshe. Nga 613 vetë që shkuan në Japoni rreth 100 vetë ishin të pavaksinuar.

Ndërkohë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ende nuk ka marrë asnjë vendim për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat