Lojtari serb që luan me krenari për Kombëtaren e Kosovës, krijon shqetësime të Beogradi

Sporti

Lojtari serb që luan me krenari për Kombëtaren e Kosovës, krijon shqetësime të Beogradi

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2021 Në ora: 11:33
Lojtari serb që luan me krenari për Kombëtaren e Kosovës, krijon shqetësime të Beogradi

Të hënën që e lamë pas (me 25 tetor), pothuajse të gjitha mediat në Serbi, kush më shumë e kush me pak, të habitur e të nervozuar, shkruan me ironi për basketbollistin Mikael Tmushiç, pse po luan për Kombëtaren e Kosovës. 

Beogradi ndërsen mediat ndaj Tmushiçit.

Media serbe u mundua të sulmojnë Tmushiçin pse po e vesh fanellën e Kosovës, por këtij të fundit as që i ka lënë përshtypje që të merret me politikën ditore të kuzhinës së Beogradit në krye me Aleksandër Vuçiqin.  

Bile “Novosti”, një gazetë e njohur kryekëput me frymë urrejtje, kishte shkruar mes të tjera:  "Tmushiç është me origjinë nga Peja, ka vite që luan në ligën e territorit të provincës jugore të Serbisë dhe së fundmi ka pasuar një ftesë nga kombëtarja, të cilën e ka pranuar.

Mirëpo, i riu 28-vjeçar, sipas fotografive që ka postuar në rrjetet sociale, me krenari ruan traditën serbe dhe nuk ka hequr dorë nga kultura, gjuha dhe feja e tij. Pavarësisht kësaj, ai fitoi respekt të madh nga shqiptarët, nga të cilët çdo ditë merr mesazhe mbështetjeje.

Në faqet e FIBA Evropës dhe FIBA-s, Tmushiç figuron si shtetas i Kosovës (përndryshe nuk do të duhej as të luante për ta), por derisa ishte anëtar i ligës ABA 2 në Podgoricë, ai ishte i regjistruar si serb.

Ai është luan për përzgjedhjen e të ashtuquajturës Kosovë, u paraqit në ndeshjet kualifikuese kundër Luksemburgut, Islandës dhe Sllovakisë”, shkruan me shqetësim ky farë mediumi që gjithmonë ka qenë pjellë e propagandës serbe.

Ditëve të fundit, agjentët serb janë çuar në këmbë, duke shikuar çdo gjë në imtësi dhe duke sulmuar në mënyrë të paskrupullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat