MKRS: Nga rivlerësimi përjashtohen federatat sportive

Sporti

MKRS: Nga rivlerësimi përjashtohen federatat sportive

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:55
MKRS: Nga rivlerësimi përjashtohen federatat sportive

Rivlerësim i thirrjes publike të OJQ-ve në fushën e sportit.

"Pas publikimit të listës përfundimtare nga thirrja publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për OJQ-të në fushën e sportit (Pakoja e Ringjalljes Ekonomike), në adresë të MKRS-së kanë ardhur shumë ankesa nga shumë OJQ të cilat kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me procedurat për mbështetjen financiare sipas thirrjes publike të cekur më lartë.

MKRS pas shqyrtimit të ankesave ka vendosur që aplikacionet të kthehen në rivlerësim, gjegjësisht çështjet për të cilat ka pasur kontestime dhe për të cilat janë vërtetuar lëshime procedurale, duke përjashtuar këtu aspektin administrativ.

Komisioni për rivlerësim do të angazhohet maksimalisht që ky proces të përfundojë në afat sa më të shpejt kohor.

Nga rivlerësimi përjashtohen federatat sportive, për të cilat MKRS ka të rregulluar financimin në bazë të ligjit për sport. Federatat sportive të cilat kanë projekte të ndërlidhura me objektivat e thirrjes, mund të adresojnë kërkesat e tyre për përkrahje në Departament të Sportit.

MKRS është e përkushtuar të sigurojë kritere uniforme të vlerësimit për të gjitha aplikacionet të cilat përmbushin kriteret ligjore por edhe janë në harmoni me objektivat e thirrjes publike, sa i takon aspektit përmbajtësor të projekteve", njofton MKRS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat