Abdurahim Idrizi për herë të 14-të kampion i Maqedonisë së Veriut

Sporti

Abdurahim Idrizi për herë të 14-të kampion i Maqedonisë së Veriut

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:24
Abdurahim Idrizi për herë të 14-të kampion i Maqedonisë së Veriut

Në Gostivar u zhvillua kampionati shtetëror zgjedhor ne karate për kadet, junior dhe U21.

Abdurahim Idrizi, anëtar i K.K. “Makpetrol” nga Shkupi garoi në disiplinën kumite, në kategorinë -60 kg, dhe u shpall KAMPION pë herë të 14-të.

Sot (e diel) do të zhvillohet play offi, ku kampioni, nënkampioni si dhe dy vendet e treta garojnë me sistemin Berger.

Ata garojnë mes vete, ku më i miri do të përfaqësojë vendin në kampionatin europian në Pragë të Çekisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat