Drejtuesit e KOK-ut presin në takim deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë

Sporti

Drejtuesit e KOK-ut presin në takim deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 18:54
Drejtuesit e KOK-ut presin në takim deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë mirëpritur sot deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, duke e falënderuar Lekaj Prljaskajn për vizitën, e kanë njoftuar më në detaje me sfidat dhe sukseset e Komitetit Olimpik të Kosovës, veçanërisht medaljet olimpike.

Nga ana e saj, Lekaj Prljaskaj, falënderoi drejtuesit e KOK-ut për pritjen, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të përkrahur sportistët e Kosovës, veçanërisht gjatë garave të tyre ndërkombëtare, që zhvillohen në shtetin kroat. Ajo theksoi se disa herë ka vizituar sportistët e Kosovës gjatë garave në Kroaci.

Kosova ka miqësi të mirë me Kroacinë, jo vetëm në fushën e sportit, por edhe në fusha tjera, për çka deputetja shqiptare theksoi se do të angazhohet që ky bashkëpunim të fuqizohet edhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat