Jovanoviq për pankartën shqiptari e kroati, godet ashpër ‘Delijen’ e Cërvena Zvezdës’, duke i quajtur m..:

Sporti

Jovanoviq për pankartën shqiptari e kroati, godet ashpër ‘Delijen’ e Cërvena Zvezdës’, duke i quajtur m..:

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 14:26
Jovanoviq për pankartën shqiptari e kroati, godet ashpër ‘Delijen’ e Cërvena Zvezdës’, duke i quajtur m..:

Milan Jovanoviqit i shkojnë nerva skandalet e tifozëve famëkeq “Delija” të Cërvena Zvezdës nga Beogradi.

Ai i ka goditur ashpër ata për gjestin primitiv që e kanë bërë në ndeshjen e vaterpolos kundër trajnerit nga Mali i Zi (me prejardhje kroate), Mirko Viçeviq, i cili është larguar nga pankina e klubit beogradas pas skandalit që tronditi edhe kroatët edhe malazezët.

Kujtojmë se në pankartën e ngritur nga “Delija” në tribunat e pishinës “Milan Gale Mushkatiroviq” në Shabac, shkruhej “Shiptar, Kroat, Balija, ata nuk janë vëllezërit e mi”, po ashtu ata i kënduan kriminelit të luftës, Ratko Mlladiqit, i dënuar përjetë nga Gjykata e Hagës. 

Milan Jovanoviq, trajner serb ka folur për këtë incident. Ai e dënoi ashpër fyerjen e kombeve të tjera.

“Ndjej vetëm trishtim dhe neveri ndaj bagëtive që kanë urrejtje ndaj kombeve të tjera. Ka vetëm njerëz të mirë dhe të këqij.
Këto gjëra në lojë janë të këqija.

Për të mos heshtur para m*tit”, ka shkruar Jovanoviq në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat