Astrit Haliti i ka dy zgjidhje, dorëheqjen ose ta shfuqizojë vendimin e BE KOK-ut!

Sporti

Astrit Haliti i ka dy zgjidhje, dorëheqjen ose ta shfuqizojë vendimin e BE KOK-ut!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2022 Në ora: 12:43

Astrit Haliti është as në tokë dhe as në qiell!

Astrit Haliti është kryetar i Federatës së Notit të Kosovës, ndërsa institucioni që ai udhëheq është suspenduar me vendim të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Federata e Notit e Kosovës është e vetmja federatë që nuk është licencuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës. 

Është fakt që Haliti është para një sprove të madhe, si ta fitojë luftën nga institucioni që e suspendojë ose zgjidhja e fundit është që të jap dorëheqje!

Cila do të ishte rruga më e mirë e tij?

Ai tani lufton me argumentet e tij për të gjunjëzuar apo shfuqizuar vendimin e BE të KOK-ut dhe KAS-it pranë Komitetit Olimpik të Kosovës.

Nëse nuk arrin me argumentet e tij që ta shfuqizojë vendimin e KAS-it, rrugë tjetër nuk ka vetëm dorëheqje.

Nëse Astrit Haliti me argumentet e tij si institucion e shfuqizon vendimin e KAS-it pranë KOK-ut, çfarë mund të ngjajë? A duhet të jap dorëheqje morale KAS pranë KOK-ut dhe po ashtu edhe kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës? 

Çfarë thuhej mes të tjera në letrën e FNK-së, të datës 14 maj të vitit 2022: “Pas pranimit të Vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të KAS, me të cilën i kërkohet FNK-së që ti pranoj 6 klubet e notit që kanë bërë ankesë në federatë, ne kemi pasur 30 ditë kohë për të bërë ankesë në KAS në Llozanë, në gjykatat kompetente në Kosovë, ose për të kërkuar interpretim të vendimit nga KAS. Bazuar në Rregulloren për procedurat e zgjidhjes së konflikteve përmes KAS, brenda 30 dite FNK ka shfrytëzuar të drejtën e sajë ligjore dhe ka kërkuar nga KAS interpretim të pjesshëm të Vendimit të GJAS, për të sqaruar procedurat e implementimit të vendimit të kësaj gjykate. Provë (bashkëngjitur e gjeni kërkesën e FNK për interpretim dhe sqarim të pjesshëm të Vendimit të GJAS).

Më pas FNK ka pranuar përgjigjen e Kryetarit të KAS, z. Eroll Salihu, me të cilën shkresë ka interpretuar dhe sqaruar pjesërisht vendimin e GJAS, duke na treguar procedurën se si të veproj FNK për implementimin e këtij vendimi. Provë (Interpretimi i vendimit të GJAS nga Eroll Salihut Kryetar i KAS).

Pas këtij interpretimi të KAS, FNK i kthen përgjigje KAS-it, ku me këtë rast FNK e pranon vendimin e KAS dhe merr përgjegjësinë për implementim të vendimit, për pranimin e klubeve në FNK bazuar në sqarimet e bëra nga KAS.

Për çudinë tonë vetëm një ditë pas letrës së dërguar KAS-it, nga Federata e Notit të Kosovës me të cilin u pranua të implementohet Vendimi i GJAS, Bordi Ekzekutiv i KOK merr Vendim për ta suspenduar Federatën e Notit të Kosovës nga Komiteti Olimpik i Kosovë. (Gjeni njoftimin e BE të KOK për suspendimin e FNK)”.

Edhe një fakt tjetër duhet ta kuptojë Komiteti Olimpik i Kosovës dhe institucionet përkatëse sportive, mos të lejojnë klubet që të shkojnë në turne të ndryshme, që nuk kanë asnjë vlerë dhe të sjellin nga 20 e 30 medalje!

Botërisht dihet niveli i notit! Ata kur marrin pjesë në garat zyrtare olimpike, botërore e evropiane, janë të fundit, ndërsa në vitet e fundit kemi disa klube që me thes po na sjellin medalje nga disa turne në Maqedoni e Shqipëri.

Si është e mundur në garat zyrtare jemi aq larg me rezultate dhe si është e mundur me garues disa klube, që na sjellin medalje me thes!

Edhe këtë çështje Astrit Haliti si kryetar duhet ta sqarojë tani për tani dhe mos të lejojë as një klub qoftë pozitë apo opozitë e tij, që të na sjellin medalje me thes, të tregojnë hapur se çfarë turneu është, me ndonjë vlerë apo shkel e shko.

Përçarjet në not nuk i bëjnë mirë këtij sporti, po as rezultatet që vijnë me thes nuk janë panoramë e mirë dhe duhet të ndëshkohen të gjithë ata akterë që mundohen ato gara t’i paraqesin me nivele të larta, duke mashtruar opinionin për interesa personale dfe përfituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat