Pas më shumë se katër orë lojë, Bad News Eagles fiton ndaj Sprout

Sporti

Pas më shumë se katër orë lojë, Bad News Eagles fiton ndaj Sprout

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 23:59
Pas më shumë se katër orë lojë, Bad News Eagles fiton ndaj Sprout

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj ekipit Sprout në kuadër të ESL Challenger League.

BNE triumfoi 2:1 në map-a, ndonëse ishte duke humbur 1:0.

Në “Vertigo”, Sprout triumfuan 16:6, ndërsa BNE barazoi në “Mirage” 19:17.

Loja u fitua në mapin “Ancient” pas dy vazhdimeve 22:19.

Më shumë se katër orë zgjati kjo ndeshje, që përfundoi me fitoren e djemve tanë.

Tani, Bad News Eagles në gjysmëfinalen e “Loëer Bracket” do të përballet me ekipin rus, Entropiq, ndeshje kjo që zhvillohet nesër nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat