Çfarë nuk dallojnë mes vete Besim Aliti dhe Shasivar Haxhijaj?

Sporti

Çfarë nuk dallojnë mes vete Besim Aliti dhe Shasivar Haxhijaj?

Nga: K. Goca Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 19:48
Haxhijaj dhe Aliti

Besim Aliti është sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, ndërsa Shasivar Haxhijaj, ish sekretar i përgjithshëm i asociacionit të lartpërmendur!

Çfarë nuk dallojnë Besim Aliti dhe Shasivar Haxhijaj?

Aliti dhe Haxhijaj kanë pothuajse një filozofi në komunikim jo vetëm me media por edhe me të gjitha palët që ballafaqohen, flasin qetë dhe mundohen të janë sa më bindës për palën tjetër.

Kanë pothuajse të njëjtën buzëqeshje kur takohen me palët dhe nuk e kanë problem me të dëgjuar deri në fund pavarësisht ke apo jo të drejtë. 

Kanë pothuajse të njëjtën gjuhë komunikuese, të butë dhe të durueshëm edhe në kritika edhe në presion dhe qeshin edhe në momente të sikletshme.

Pothuajse kanë edhe të njëjtën ecje por çuditërisht dallojnë në kravata!

Besim Aliti i ka për qejfi kravatat me ngjyrë të kaltër shumë të mbyllur ose shumë vezulluese, ndërsa Shasivar Haxhijaj e ka për zemër kravatën e gjelbër me pika të bardha ose të kuqe por ndonjëherë i ndërrojnë ato jashtë shijes së tyre!

Sot Haxhijaj është opozitar i pakompromis ndaj Komitetit Olimpik të Kosovës, ndërsa Aliti edhe kur i përmendet emri i tij nuk turret që të kundërreagojë dhe rri më shumë i heshtur, duke pritur kohën e volitshme për ofensivë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat