KOK reagon ashpër ndaj Spanjës: Regjimi i vjetër për sportistët tanë

Sporti

KOK reagon ashpër ndaj Spanjës: Regjimi i vjetër për sportistët tanë

Më: 22 mars 2023 Në ora: 11:13
Karateistët e Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e Spanjës që mos të lejojë që të paraqiten simbolet e Kosovës në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Guadalajara.

“Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh është duke përjetuar diskriminimet e sportistëve tanë nga shtetet, të cilat ende e përziejnë sportin me politikën.

Së fundi, dhe jo për herë të parë, Spanja sërish bëhet faktor, duke rikthyer “regjimin” e vjetër për sportistët tanë, pavarësisht se disa vjet më parë ishte treguar korrekte në këtë drejtim dhe pikërisht me sportistët e njëjtë.

Për shkak të mos njohjes së shtetit tonë, kombëtarja jonë e karatesë nuk është duke u lejuar të garojë e barabartë me garuesit tjerë në Kampionatin Evropian, që sot pritet të nis në Guadalajara të Spanjës. Atyre iu është kumtuar lajmi nga organizatori se institucionet vendase nuk e kanë lejuar organizatorin që të shfaq simbolet tona shtetërore.

KOK, që është në kontakt me FKK-në, ka informuar menjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), nga të cilët pret reagim të shpejtë, në mënyrë që karateistët tanë të mos e humbin edhe një garë të rëndësishme, siç ndodhi javë më parë me Evropianin e të rinjve në Qipro.

Evropiani është garë kualifikuese edhe për Lojërat Evropiane Krakovia 2023”, reagon KOK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat