Martin Muja dhe Hana Beiqi shkëlqejnë në Slloveni

Sporti

Martin Muja dhe Hana Beiqi shkëlqejnë në Slloveni

Më: 28 maj 2023 Në ora: 21:13
Hana e treta

Notari Martin Muja dhe notarja Hana Beiqi shkëlqejnë në Kranj të Sllovenisë.

Përveç dy medaljeve, ata thyen edhe dy rekorde shtetërore. 

“Dy medalje të bronzta në kategorinë absolute.

Dy rekorde te reja shtetërore, Martin Muja 50 metra shpinë me kohë të kaluar 00.27.81 sekonda.

Hana Beiqi 100 metra në delfin me kohë 01.06.53 minuta.

‘Grand Prix Of Kranj 2023’ që u zhvillua në Kranj të Sllovenisë, pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe sportistë nga shumë shtete të Evropës dhe më gjerë. Kjo ishte garë zyrtare në kalendarin e Federatës Botërore të Notit FINA dhe Federatës Evropiane të Notit LEN kualifikuese për Kampionatin Botëror dhe LO PARISI 2024, 

Në ditën e dytë të garave paraqitja e sportistëve tanë ishte e shkëlqyeshme, presim që garat e ardhshme të jenë edhe më të mira!!!”, njofton Klubi i sporteve te ujit Otrila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat