Vdes në moshën 24-vjeçare mbajtësi i rekordit në maratonë

Sporti

Vdes në moshën 24-vjeçare mbajtësi i rekordit në maratonë

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 10:49
Kelvin Kiptum

Vrapuesi në distanca të gjata, Kelvin Kiptum, ka vdekur në moshën 24-vjeçare pas një aksidenti me veturë.

Keniani ishte fitues i dy medaljeve të arta në dy maratonat botërore të vitit të kaluar në Londër dhe Çikago.

Ai i ka vrapuar tri prej shtatë maratonave më të shpejta në histori.

Kelvin Kiptum mban rekordin botëror të maratonës për dy orë e 35 sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat