Karateistja e kombëtares së Kosovës, Alma Loki, është kampione e Ballkanit në kata.
Vajza nga Ferizaj, anëtare e KK Kastriotit e me kryetrajner Gani Mahalla, ka bërë mrekullinë në kryeqytetin e Malit të Zi.
Nuk ka si mos të jetë në qiellin e shtatë edhe presidenti i klubit Halil Mahalla, për këtë sukses të madh të syshqiponjës Alma.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/February/24/auto_931708779354.jpg)
Alma Loki në mes
“Kampione për seniore në kata në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Rezultati i parë në historinë e Kosovës në Kata.
Urime kampione, vazhdojmë tutje me suksese”, ka shkruar Mahalla.