Fatih Karabaxhaku dhe Shega Hashani kampion të Kosovës për U21

Sporti

Fatih Karabaxhaku dhe Shega Hashani kampion të Kosovës për U21

Më: 10 mars 2024 Në ora: 21:55
Pamje nga pjesemarrja

Sot, 10 mars 2024, në sallën e pingpongut të pallatit të rinisë në Prishtinë u organizua kampionati individual i Kosovës për U21, në të cilën morën pjesë rreth 100 pingpongistë nga klubet e Kosovës, e të cilët garuan në garat individuale për meshkuj dhe femra me sistem eliminimi.

Gjatë tërë ditës u zhvilluan shumë ndeshje interesante ku dita ditës po dalin talent të rinj, që japin shpresë për ngritje të cilësisë dhe nivelit të pingpongut, e kjo fal punës së pandalshme të trajnerëve nëpër klubet e tyre.

Tek femrat, ndeshje të forta u zhvilluan në të tetën e finales ndërmjet Taibe Rulit dhe Leoresa Imerit, të cilën me 3:2 e fitoj Leoresa, e me rezultat të njëjtë Ajola Behluli fitoj ndaj Edolinda Alimehajt.

Në gjysmëfinalen e parë Shega Hashani fiton me 3:1 ndaj Ajola Behlulit, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë ndërmjet Leoresa Imeri dhe Lenë Osmani u zhvilluan 5 seta të barabartë, ku fituese doli Leoresa me 3:2, madje ajo në setin e pestë ishte në disavantazh me 1:7.

Në finale Leoresa filloj furishëm duke fituar setin e parë dhe të tretin, por shega ishte e përkushtuar në fitore, së pari barazoi rezultatin e pastaj në setin e pestë nuk lëshoj avantazhin për të fituar titullin e kampiones për U21.

Edhe në kategorinë e meshkujve pati shumë ndeshje interesante, vlen të përmendet ndeshja e rrethit të parë ndërmjet Rinim Ismanit dhe Ibrahim Malokut, dy sportistë me stil mbrojtës, të cilën e fitoi Ibrahimi me 3:1, ai po ashtu në të 16-ën e finales befasoi Adriatik Malokun ndaj të cilit fitoj me rezultat të ngushtë 3:2, si dhe ndaj Eron Karabaxhakut në të 8-ën e finales me 3:1, për tu ndalur nga Fatih Karabaxhaku në gjysmë finalen e parë ndaj të cilin humbi me 3:0, edhe pse shfaqi shumë lojë të mirë.

Arlin Lamaxhema fitoi ndaj Albes Behlulit në të 8-ën e finales, e po ashtu edhe Blendi Hajdari ndaj Arti Karabaxhakut. Në gjysmëfinalen e dytë Arlindi i mori një set Blendit, por Blendi nuk lejoj befasi dhe fitoj me 3:1.

Në finale për pak të shihej befasia e radhës, Blendi filloj furishëm me sulmet e tij të shpejta, e kështu fitoi setin e parë dhe të tretë, por Fatihu ktheu rezultatin dy here dhe bëri diferencën në setin e pestë e kështu mbrojt titullin e kampionit të Kosovës për U21 për të 3-in vit me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat