Klubi i pingpongut “Gani Maloku” nga Ferizaj ka shënuar rezultate të lakmueshme në Kampionatin individual të Kosovës.
Trajneri Ylli Maloku padyshim se është i kënaqur me cilësinë dhe rezultatet që arritën garuesit e tij.
“Në Ferizaj u mbajt kampionati individual i Kosovës në pingpong për U-9 dhe U-13 ku klubet tona pothuajse e dominuan këtë kampionat në të dy kategoritë.
Arijon Krasniqi kampion shtetëror në kategorinë U-9 individuale.
Erina Vranovci vendi i tretë U-13 individuale, edhe pse në moshë 10 - vjeçare Erina po tregon se ka potencial dhe se është shpersë e klubit.
Rejan Kraniqi - nënkampion shtetëror U-13 individual
Ajan Vranovci vendi i tretë U- 13 individual
Ubejd Idrizi vendi i tretë U-13 individual
Çifte U13
Ajan Vranovci kampion
Rejan Krasniqi kampion 🇽🇰
Enes Vranovci nënkampion
Ubejd Idrizi ënkampion
Lojë shum të mira patën edhe lojtarët tjerë si Atik Heta, Arti Reçica, Alp Arifi, Drin Qorri, Detar Maloku e Bamir Dërguti ku për disa lojtar ishte edhe debutimi në këto gara.
Për këto suksese falenderojmë trajnerët e klubit të cilët po bëjnë një punë të pa lodhshme si Fitim Krasniqi e Ylli Maloku”, ka njoftuar klubi i pingpongut “Gani Maloku”.