Ekipi i kick-boksit të Kosovës është kthyer me gjashtë medalje, dy të argjendta dhe katër të bronzta, nga gara ndërkombëtare Kupa e Botës "Wako Turkish Open”, të mbajtur prej 14-18 maj në Antalia të Turqisë.
Medaljet e argjendta i fituan Nart Mehmeti dhe Gent Hyseni. I pari realizoi tri fitore, ndërsa i dyti dy sosh.
"Medaljet e bronzta i fituan Artor Mehmeti e Omar Thaçi, të cilët shënuan nga dy fitore, si dhe Donjeta Menxhiqi e Gëzimi Morina, që fituan nga një luftë.
Urime garuesve e Federatës, si dhe suksese në garat e ardhshme", shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.