Kampioni olimpik, Shaban Tërstena: Urime 30-vjetorin e gazetës “Bota sot”, zemra e Kosovës

Sporti

Kampioni olimpik, Shaban Tërstena: Urime 30-vjetorin e gazetës “Bota sot”, zemra e Kosovës

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 13:50
Shaban Tërstena

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, nuk ka trofe të nivelit të lartë në botë që nuk e ka fituar, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

I papërsëritshmi, i madhi Shaban Tërstena, Sportist i Shekullit XX,  shprehet se gazeta “Bota sot” po luan rol të jashtëzakonshëm. 

“Urim me rastin e 30-vjetorit të gazetës “Bota sot”,  zemra e Kosovës:

Me rastin e tri dekadave të themelimit, kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë të përcjell urimet më të sinqerta për gazetën “Bota sot”,  e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në sportin shqiptar.

Për 30-vjet , “Bota sot” ka qenë më shumë se një gazetë ka qenë dhe mbetet zëri, pasqyra e fuqishme dhe frymëzimi i sportistëve shqiptarë, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë hapësirën ku flitet shqip, në të gjithë gadishullin Ilirik. Me të drejtë, mund ta quajmë oksigjenin e sportit tonë kombëtar.

Na lidhin shumë kujtime, shumë emocione dhe shumë suksese me këtë gazetë, që nga ditët e para të themelimit. Ajo ka raportuar me përkushtim për çdo rezultat, për çdo arritje, për çdo ngjarje që ka pasur emrin shqiptar.

Në këtë përvjetor jubilar, shpreh respektin tim më të thellë për gazetarin legjendar Kemajl Goca dhe për gjithë ekipin që qëndron pas këtij suksesi të gjatë dhe të qëndrueshëm.

Uroj që ‘Bota sot’ të vazhdojë rrugën e saj me po të njëjtin pasion, integritet dhe dashuri për sportin dhe të vërtetën.
Urime 30-vjetorin dhe suksese në misionin tuaj fisnik!
”, ka uruar  Shaban Tërstena.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat