Kampion i Evropës në vitin 2004, Fehmi Mahalla: Gazeta ‘Bota sot’ na përcjelli në çdo hap e në suksese tona

Sporti

Kampion i Evropës në vitin 2004, Fehmi Mahalla: Gazeta ‘Bota sot’ na përcjelli në çdo hap e në suksese tona

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 17:08
Fehmi Mahalla

Legjennda e karatesë botëore, Fehmi Mahalla, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Kampioni i Evropës në vitin 2004 në Tenerife të Spanjës, tha se “Bota sot” po luan rol të madh në informim për sportin e Kosovës dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

“Gazetës ‘Bota sot’ i uroj edhe shumë vite me suksese. 

Është gazetë që na ka përcjell në çdo hap e në suksese tona sportive dhe një falëminderim të veçantë gazetarit Kemajl Goca për punën profesionale”, ka uruar Mahalla.

Ndryshe Mahalla është selektor i kombëtares së Shqipërisë, që me garuesit e tij po shënon suksese të mëdha.

Mahalla ka qenë reprezentues i Zvicrës, rekordi i tij ende mbetet i pathyeshëm në turneun prestigjioz ‘Paris Open” dhe  ka përfaqësuar me sukses Kosovën në gjeneratën e sakrificës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat