Fidan Shatri publikon listën, mbi 1 milionë euro përfitojnë nga sponsorizimi 

Sporti

Fidan Shatri publikon listën, mbi 1 milionë euro përfitojnë nga sponsorizimi 

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 12:50
Fidan Shatri - majtas

Fidan Shatri, kryetar i Agjencisë për sport të Kosovës, ka publikuar përfituesit më të mëdhenj.

Sipas tij, klubi i basketbollit Ylli del që ka përfituar më së shumti, që kalon shifrën një milionë euro.

“TOP klubet përfituese të Ligjit të Sponsorizimit deri në muajin shtator 2025”, ka shkruar Shatri në profilin e tij në facebook.

Lista sipas Shatrit

KB Ylli – 1,109,500 euro
KB Trepça – 817,000 €
KB Sigal Prishtina – 410,000 €
KB Bashkimi – 386,000 €
FC Drita – 218,000 €
FC Ferizaj – 158,500 €
FC Prishtina – 150,000 €
FC Llapi – 105,000 € 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat