Orana i habitur: Po doket veç në Kosovë ndodhë referi i ndeshjes me jap kupën e titullit

Sporti

Orana i habitur: Po doket veç në Kosovë ndodhë referi i ndeshjes me jap kupën e titullit

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 23:53
Pamje

Çuditë ndodhin vetëm në Kosovë!

Një çudi e radhës ndodhi në pingpongun e Kosovës.

Kastriot Orana, kryetar i KPP Priping nga Prishtina, ka treguar një detaj çuditshëm.

“Po doket veç në Kosovë ndodhë referi i ndeshjes me jap kupën e titullit të Superligës.

Askush nga udhëheqësit e FPPK nuk ishte prezent ne ndeshjen vendimtare për titull te kampionit te Superliga e femrave, andaj referi u detyrua me krye edhe ceremoninë e ndarjes se medaljeve dhe kupës për fituesit e ligës elitare te femrave.

Urime KPP Drita titullin e kampionit dhe KPP Prishtina F nënkampion të Superligës së Kosovës.

A është kjo mënyra e duhur e trajtimit të vajzave pingpongiste?

Respekt për referin Shefqet Jashari i cili ndanë drejtësi në shumë ndeshje pingpongu” , - ka reaguar Orana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat