Gjashtë shtete morën pjesë në turneun memorial ndërkombëtar “Gani Maloku” 

Sporti

Gjashtë shtete morën pjesë në turneun memorial ndërkombëtar “Gani Maloku” 

Më: 21 tetor 2025 Në ora: 19:44
Pamje nga gara

Vlerësohet i suksesshëm turneun memorial ndërkombëtar “Gani Maloku” në pingpong.

Drejtuesit e këtij klubit thonë se gjithçka shkoi sipas planit.

Morën pjesë një numër i madh i garuesve nga shtetet e ndryshme.

“Me datat 18 dhe 19 tetor, në palestrën e shkollës “Astrit Bytyçi” në Ferizaj, u zhvillua me sukses Turneu i VI Memorial “Gani Maloku”.

Ky turne me pretendime që të rritet në një garë me përmasa ndërkombëtare, sivjet e ka rritur numrin e kategorive duke e rritur kështu edhe numrin e lojtarëve në mbi 280 për të gjitha kategoritë ku pjesëmarrës kishte nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Kosova. 

Në hapje të garës, një fjalë rasti e mbajti z. Jeton Oruçi, kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës i cili  foli disa fjalë për figurën e veteranit të ndjerë Gani Maloku, trashëgiminë për pingpongun ferizajas që e ka lënë ai dhe i përgëzoi e falënderoi veçanërisht Ylli Malokun dhe Fitim Krasniqin si dhe anëtarët e Klubit organizator, që e organizojnë me shumë sukses këtë turne, tanimë tradicional.

Në turne ishin të pranishëm edhe zyrtarë të Federatës së Sportit shkollor të Kosovës dhe kryetarët e sportit shkollor nga Tetova e Gostivari.
Falënderim i veçantë për të gjithë mbështetësit dhe donatorët, pjesëmarrësit, trajnerët e klubet. 

 Kujtim i përjetshëm për Gani Malokun – simbol i pingpongut në Ferizaj!”, shkruan në faqen e klubit pingpongut “Gani Maloku".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat