Dy emrat e mëdhenj të Kosovës! Akademiku që lartësoi Kosovën në vitin 1979!

Sporti

Dy emrat e mëdhenj të Kosovës! Akademiku që lartësoi Kosovën në vitin 1979!

Nga: K.G. Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 20:05
Akademik Esat Stavileci dhe legjenda e basketbollit Agim Kasapolli

Akademik Esat Stavileci dhe legjenda e basketbollit e komentatori i famshëm i sportit, Agim Kasapolli.

“Intervistë e zhvilluar në vitin 1980 me prof. Esat Stavilecin”, ka shkruar Kasapolli në profilin e tij në facebook.

Duhet theksuat se i ndjeri akademik Esat Stavileci kontribuoi shumë për sportin e Kosovës, pasi nga viti 1972 deri me 1979 ishte kryetar i FHK-së (Lidhja e Hendbollit e Kosovës quhej në atë kohë).

Akademik Stavileci kulmin e arriti në vitin 1979 kur si kryetar i këshillit organizativ i priu Kampionatit Botëror për juniore-femra, ngjarje e cila më pas u vlerësua me nota të larta nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF).

Federata e Hendbollit e Kosovës për kontributin e dhënë të ndjerit Akademik Stavileci me dekada, në vitin 2011 e nderoi me mirënjohje për kontributin e dhënë, kurse ne vitin 2011 me rastin e pranimit te FHK-së ne EHF dhe IHF ne viti 2014 e nderoi me titullin Kryetar nderi të FHK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat