Driton Kuka i gëzohet çdo suksesit të djemve tanë: Një rezultat i madh në sportin e karatesë 

Sporti

Driton Kuka i gëzohet çdo suksesit të djemve tanë: Një rezultat i madh në sportin e karatesë 

Nga: K.Goca Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 14:02
Driton Kuka e Islam Selmani

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, edhe një herë ka dëshmuar se është personalitet dhe ambasador i madh i sportit të Republikës së Kosovës.

Kuka i gëzohet çdo suksesit të sportistëve shqiptarë, kudo që hetojnë e veprojnë.

Kësaj radhe është krenarë me suksesin e karateistit të Kosovës, Islam Selmanit, i cili ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.,

“Një rezultat i madh në sportin e Karatesë u arrit ditë më parë!

Një i ri vetëm 20 - vjeçar arriti në finalen e Botërorit në Egjipt!

Përndryshe sporti i karatesë në Kosovë, por edhe disa djem e vajza në Shqipëri po arrijnë rezultate kulminante.

Për medaljen e Botërorit merita të mëdha për trajnerin e tij Isak Curri që po tregon seriozitet e suksese në punën e tij.

Vlerat tona në sport janë kur sportistët ndërtohen në vendin tonë dhe kjo është ajo që duam e jo ndryshe!

Sportistët që prodhohen në trojet tona  ti përkrahim e të ju krijojmë kushte!

Do doja që sporti i karatesë të ishte në familjen Olimpike të sporteve dhe të ecim bashkë drejt Olimpiadës!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat