Oficeri i FSK-së, shpallet Kampion Kombëtar i Karatesë

Sporti

Oficeri i FSK-së, shpallet Kampion Kombëtar i Karatesë

Nga: BS Më: 31 mars 2026 Në ora: 18:12
Major Getoar Rexhepi

Major Getoar Rexhepi në Kampionatin e 27-të Kombëtar të Karatesë të Karatesë për moshat kadet, junior, U21 dhe senior të mbajtur në Republikën e Shqipërisë ka arritur të shpallet Kampion Kombëtarë i Karatesë.

Gara e mbajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ku morën pjesë rreth 80 sportistë në dy disiplina të ndryshme, kata dhe kumite, si dhe rreth 20 ekipe nga e gjithë Shqipëria, në një konkurrencë të fortë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të sportistëve, si në disiplinën e katave (demonstrime), ashtu edhe në disiplinën e kumites (ndeshje), Majori Rexhepi u shpall Kampion Kombëtar i Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar të Karatesë për vitin 2026.

Ky aktivitet përbën ngjarjen kryesore në nivel kombëtar për sportin e karatesë.

Image
Major Getoar Rexhepi shpallet Kampion Kombëtar i Karatesë

Arritja e majorit tregon përgatitjen, disiplinën dhe punën e palodhshme të ushtarakëve tanë, jo vetëm në detyrat e tyre në FSK por edhe në aktivitetet sportive, ku arritjet gjithherë janë të nivelit më të lartë.

E tash sot në rradhët e FSK-së gjendet edhe një kampion në fuqi i cili shquhet jo vetēm për disiplinën e tij por edhe mjeahtërinë e tij në këtë llloj sporti i cili quhet Major Rexhepi. BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat