Besim Aliti takon sekretarin e ri të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë 

Sporti

Besim Aliti takon sekretarin e ri të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë 

Më: 28 prill 2026 Në ora: 13:42
Besim Aliti e Lendrit Iljazi

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, ka pritur sot në takim sekretarin e ri të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Lendrit Iljazi.

Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë në realizimin e projekteve të përbashkëta dhe zhvillimin e sportit në vend. 

Rëndësi e veçantë iu kushtua memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar së fundmi, përmes të cilit KOK do të mbështetet me mbi 1 milion euro për zbatimin e aktiviteteve dhe programeve gjatë vitit 2026.

Me këtë rast, sekretari Aliti i uroi suksese Iljazit në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e plotë të tij dhe të KOK-ut për të avancuar bashkëpunimin me Ministrinë, në funksion të zhvillimit të sportit dhe mbështetjes së sportistëve në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat