Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave: Më ka prekur shpirtin... 

Sporti

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave: Më ka prekur shpirtin... 

Nga: K.G. Më: 6 maj 2026 Në ora: 22:20
Shaban Tërstena e Sami Ademi

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, është i tronditur me të dëgjuar lajmin se ka vdekur ikona e gazetarisë sportive, Sami Ademi.

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave është thellë i prekur nga ky lajm.  

“Të dashur miq dhe njerëz të mirë, sot ndaj me ju një dhimbje të thellë që më ka prekur shpirtin.

Kjo është bota dhe jeta jonë kalimtare, por edhe historia jonë, që duhet treguar për të mos harruar kurrë ata që i dhanë kuptim dhe rrugëtimin tonë sportiv.

Sot u nda nga kjo botë miku im i shtrenjtë, ikona e gazetarisë sportive dhe komentatori legjendar, Sami Ademi.

Për plot 45 vite, ai jetoi me sportin dhe me ne sportistët. Ai komentoi dhe përcolli me pasion të jashtëzakonshëm shumë ndeshje sportive, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me zërin dhe profesionalizmin e tij.

Miku im Sami, kam shumë për të thënë, por e di se do t’i mungosh shumë sportit shqiptar, kudo që flitet shqip.
Lamtumirë, miku im Sami. Kujtimi yt do të jetojë përherë.

Me respekt të thellë, nga kampioni olimpik”, ka shkruar Tërstena.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat