​KOK-u nis Javën Olimpike 2026 me aktivitete të shumta në mbarë vendin

Sporti

​KOK-u nis Javën Olimpike 2026 me aktivitete të shumta në mbarë vendin

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 08:44
Java Olimpike 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të organizojë Javën Olimpike 2026, e cila do të shënohet me një sërë aktivitetesh sportive dhe promovuese në vend.

Java Olimpike do të nisë më 1 qershor dhe do të zgjasë deri më 6 qershor.

Në kuadër të saj do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me qëllim të promovimit të sportit, vlerave olimpike dhe jetës aktive.

Aktiviteti qendror do të mbahet më 4 qershor, kur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të shënohet Dita Olimpike.

Me rastin e fillimit të Javës Olimpike, KOK do të mbajë konferencë për media sot në zyrat e tij, me fillim nga ora 09:30, ku do të prezantohen aktivitetet dhe programi i paraparë për ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat