Arlind Lamaxhema përfaqëson Kosovën në “Belgium Open”

Sporti

Arlind Lamaxhema përfaqëson Kosovën në “Belgium Open”

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 16:15
Arlind Lamaxhema

Një sukses i madh për referin Arlind Lamaxhema.

Federata e Pingpongut e Kosovës ka bërë të ditur se Arlind Lamaxhema do të përfaqësojë Kosovën në “Belgium Open”.

“Arlind Lamaxhema, në cilësinë e referit kombëtar, me ftesë të FTTB-së, po ndan drejtësinë në turneun “Belgium Open”, që po zhvillohet nga 16 deri më 20 shtator 2026 në qytetin Verviers, Belgjikë.

Me pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet ndërkombëtar, Lamaxhema përfaqëson Kosovën në arenën e arbitrimit të pingpongut”, ka njoftuar FPPK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat