Kick-boksieri i Kosovës Art Dulaj është stolisur me medalje të bronztë në Kupën Botërore.
Megjithatë, presidenti i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, ka shprehur pakënaqësi me referimin në meçin e zhvilluar nga garuesi Dulaj, duke pretenduar se atij iu mohua fitorja e merituar.
“Sot, pas një meçi shumë të fortë që zhvilloi Art Dulaj, ai nuk mundi të shkojë në finale, sepse referimi nuk ishte korrekt.
Për mua, ia morën fitoren të cilën e meritonte, por edhe medalja e bronztë është sukses i madh”, deklaroi Makolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.