Partia Demokratike e Kosovës (PDK) thotë se të dhënat në terren janë inkurajuese për këtë parti, ndërsa fton qytetarët që sa më shumë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të...
Zyrtari i lartë komunal, Selim Mehmeti, në lidhje të drejtpërdrejt, e ka konsideruar se dalja e qytetarëve është e kënaqshme. “Në bazë të raporteve që kemi marr nga menaxherët e qendrave të votimit, dalja e votuesve...
Infektologu Ilir Tolaj, tha se tashmë jemi të adaptuar me rrethanat e pandemisë dhe po mësohemi të funksionojmë në kushte të veçanta. Ai ka treguar edhe nëse zgjedhjet lokale mund të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes...
Kandidati për kryetar të komunës së Obiliqit, Ajet Berisha, ka votuar sot së bashku më bashkëshorten e tij. Ai bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje. Postimi: Të nderuar bashkëqytetarë, Së...
Qendra e testimit e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike punon sot nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14. Mikrobiologja, Afërdita Kuçi Hyseni, tregon se numri i personave që duan të testohen është dukshëm...
Kryetari i Nisma-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar lart mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale dhe ka theksuar se Kosova është shembull i demokracisë në rajon. “Kosova si shembull i demokracisë në rajon, vazhdon të kryejë çdo...
Me mungesë të maskave dhe të baterive për llampat identifikuese po përballet qendra më e madhe e votimit në Mitrovicë. Në SHFMU “Migjeni” në Mitrovicë, e cila është qendra më e madhe e votimit në...
Edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, të burgosurve iu është mundësuar votimi përmes ekipeve mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lidhur me procesin e votimit në këtë vend ka folur...
Komunat në pjesën veriore të Kosovës po prijnë për numrin më të lartë të pjesëmarrjes në zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovës sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të...
Një i ri nga Krusha ka zgjedhur të fejohet ditën e zgjedhjeve. Kushtrim Sadiku i cili ka dalur edhe të votojë tha se ka vendosur të fejohet pikërisht në këtë ditë. Ai tha se do donte që edhe në Kosovë të shkonte procesi i...
Demokracia në Veprim (DnV) njofton se të verbërit mund të votojnë për herë të parë në zgjedhje. Pa ndihmën e personave përcjellës. Kësaj radhe kjo kategori do të votojë në zgjedhjet lokale me ndihmën e...
I ngarkuari me punë pranë Ambasadës amerikane në Prishtinë Nicholas Giacobbe u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin të votojnë në zgjedhjet e sotme komunale. Në një postim në Twitter, diplomati...
Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga Lëvizja Vetëvendosje, Sali Zyba ka kryer obligimin e tij qytetarë duke votuar në vendlindje. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të dalin në mënyrë masive për të...
Një qytetar i Gjilanit ka fotografuar votën e tij, por i njëjti pas shoqërimit në stacion policor është liruar ne procedurë të rregullt. Zëdhënësi i Policisë në regjionin e Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar se në...
Një 80 vjeçar ka shfrytëzuar të drejtën për votim në kryeqytetin e Prishtinës, derisa tha se këtë të drejtë ka gati mbi 60 vite që e ushtron Qytetari i moshuar nga Prishtina, tha se nuk del shumë dhe nuk e di se për...
Një person është arrestuar në komunën e Suharekës për shkak se ka penguar në procesin zgjedhor. Zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka jep detaje lidhur me arrestimin e tij. “Një person ndalohet në...
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vëzhguar procesin zgjedhor në qendrën e votimit në shkollën, “Hasan Prishtina” në kryeqytet. Duke përcjellur nga afër votimin e qytetarëve, ambasadori...
Hoxhë Fatmir Latifaj u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime, që të vendosin vetë se kush t’i drejtojë ata për katër vitet e ardhshme. “Shpresojmë që ky proces të shkoj në formën më...
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Nura teksa ka votuar...
Në Kosovë janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale. Të gjithë qytetarët e Kosovës mbi moshën 18 vjeçare kanë të drejtë të votojnë. Pak minuta më parë ka shfytëzuar të...
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka votuar para pak çastesh. Haradinaj ka ftuar qytetarët që të dalin në votime. “Urime prishtinas, urime na priftë e mbara....
Kandidati i pavarur për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Afërdita, kanë votuar, teksa kanë ftuar edhe qytetarët të dalin në këto zgjedhje. Gashi ka thënë se me votën e tyre,...
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ftuar gjithë qytetarët prizrenas të dalin të votojnë në zgjedhjet lokale. Pasi votoi në Qendrën e votimit “11 Marsi” në Prizren, Haskuka...
Sot është ditë zie në familjen e ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj, pasi ai u vra më 8 shtator të këtij viti, për motive akoma të panjohura. Armend Ademaj, vëllai i Astritit, ka thënë...
Në Kosovë janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale. Të gjithë qytetarët e Kosovës mbi moshën 18 vjeçare kanë të drejtë të votojnë. Kandidati për kryetar të komunës së...
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk ka respektuar heshtjen zgjedhore në ditën e zgjedhjeve lokale që po mbahen në Kosovë. Pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për...
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve, Lukas Mandl, ka thënë të dielën se është shumë i lumtur që blloku evropian mund të kontribojë me 100 vëzhgues në zgjedhjet lokale të...
8,26 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote kanë votuar deri tani në Kosovë. Ndërsa, komunat me përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje janë ato me shumicë serbe. Në Zveçan kanë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e daljes së votuesve deri në orën 11:30, ku dalja është 8.23 %, ose 1.885.448 votues. KQZ ka publikuar aplikacionin për pjesëmarrje në votime dhe rezultate preliminare. Aty do të jepen...
Në votime sapo mori pjesë edhe Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ai votoi në vendlindjen e tij në Gushavc, në shkollën “Harun Beka”. Bahtiri ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij e cila poashtu ushtroi të drejtën...
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka votuar pak minuta më pare. Ajo ka qenë e shoqëruar nga vajzat dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu. “Ju falënderoj që jeni prezent dhe po e përcillini një proces tejet të...
Kandidati për kryetar të LDK’së, Përparim Rama, ka shfrytëzuar të drejtën qytetare për votim. Ai shprehu kënaqësinë për fushatën që është mbajtur gjatë këtyre ditëve, derisa ftoj qytetarët...
Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal Zgjedhor, në vend deri në orën 11:00...
Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë thirrje për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diele. Në një postim në Twitter, ambasada tha se mos humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj të...
(E plotësuar 12:50) - Shefi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kur po votohet për kryetar të komunave, është identifikuar mungesa e energjisë...
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli votoi në shkollën fillore “Shkëndija”, në Hajvali prej ku bëri thirrje që qytetarët të mos rrinë duarkryq, por të dalin të votojnë. Sipas tij duke votuar krijojmë...
Policia e Kosovës e ka ndaluar një person në komunën e Suharekës, i cili ka penguar procesin e votimit. I dyshuar ka prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluoreshente. “Me urdhër të prokurorit të Shtetit,...
Diplomati i SHBA Gabriel Escobar në forumin 2BS (To be Secure) në Budva tha, se ”SHBA ka mekanizma politikë dhe diplomatikë për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendëshme të Malit të...
Kandidati i AKR-së për Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka hedhur votën e tij Ai ka votuar në shkollën “Pjetër Bogdani”, në kryeqytet. Mehmeti ishte i shoqëruar nga familja e tij. “Sot e shfrytëzova të...
Kanë votuar edhe Familja Jashari. Për të votuar shkuan të gjithë së bashku. Ata filluan votimin në në shkollës fillore “Ilir Lushtaku” në Prekaz të Poshtëm. Ndryshe, para se t’u drejtoheshin kutive të...
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 71 të infektuar me COVID-19 po marrin trajtim në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. “Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e...
Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftoi para pak çasteve se mbrëmë më 16 tetor 2021 në orët e vona, janë arrestuar katër persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me...
“Zëri juaj ka rëndësi” Ambasada e Zvicrës në Kosovës ka bër thirrje për të votuar në zgjedhjet lokale. Në një postim në Facebook, ambasada si mbështetës i principeve të demokracisë ka inkurajuar...
Sot ka nisur procesi zgjedhor i zgjedhjeve lokale në Kosovë. Familja Jashari në Komunën e Skenderajt ka bërë homazhe në Prekaz. Para se të shkojë për votim. Kujtojmë se procesi zgjedhor i zgjedhjeve lokale në Kosovë...
Kandidati për Kryetar të Drenasit nga radhët PDK-së, Ramiz Lladrovci së bashku me bashkëshorten dhe familjarët e tij kanë votuar gjatë ditës së sotme. Lladrovci ftoi të gjithë qytetarët që të dalin në...
Të drejtën e votës sot e ushtroi edhe kandidati nga PDK, Bedri Hamza. Ai ka votuar në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë. Hamza në vendvotim ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, dy vajzat si dhe djali. Gjatë...
Hapësirat e Fakultetit të Edukatës Fizike mëngjesin e sotëm janë shfrytëzuar për tu bërë përgatitjet e tri ekipeve mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të cilët do shkojnë në shtëpitë e...
Të burgosurit në burgun e Lipjanit kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre qytetare për të votuar. Të drejtë vote në këtë qendër kanë 29 të burgosur, nga ta 10 të rritur dhe nëntë të...
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka votuar sot në shkollën "Faik Konica", me ç'rast tha se s'ka gjë më të mirë sesa kur qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Abdixhiku...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale që po mbahen sot ka certifikuar 89 subjekte politike. Nga këto janë 32 parti politike, një koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka hedhur votën e tij në shkollën “Hasan Prishtina”. Ai ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Meliza Krasniqi. Krasniqi ka ftuar të gjithë qytetarët që...
(E plotësuar 10:30) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të punojë në fuqizimin e komunave. Pasi ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë, Kurti ka thënë se qytetarët anë e...
Që nga ora shtatë e mëngjesit janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet komunale. Derisa qytetarët kanë nisur të votojnë, drejt qendrave të votimit janë parë edhe politikanë të ndryshëm, kryesisht të shoqëruar nga...
Mërgimtarët, Hamdi Veseli e Zeqir Smajli, që të dy me prejardhje nga fshati Reçak i Shtimes kanë ardhur në Kosovë me të vetmin qëllim që të votojnë. Është Veseli ai i cili ka treguar se që nga paslufta ka votuar...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër person për blerje të votës. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media. Sipas Prokurorisë, katër personat me...
Në një emisionin televiziv për Zgjedhjet Lokale 2021, i ftuar ishte zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Elezi tregojë se si është duke u zhvilluar procesi zgjedhorë në të gjitha komunat e Kosovës. Po...
Në Kosovë, votimet për zgjedhjen e kryetarit të komunave përdorin sistem mazhoritar, që do të thotë se secila komunë konsiderohet si zonë zgjedhore më vete dhe prodhon një fitues. Fitues shpallet çdo kandidat që fiton...
Partitë politike kanë filluar me ankesa kundër njëra-tjetrës me pretendimet se kanë thyer heshtjen zgjedhore, e cila ka filluar 24 orë para hapjes së vendvotimeve. Vetëm gjatë ditës së djeshme, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe...
(E plotësuar) - Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët e kryeqytetit të dalin të votojnë për të zgjedhur të parin e Prishtinës. Pasi votoi në...
(E plotësuar 12:52) -Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka njoftuar se deri në mesditë në zgjedhjet lokale ka një pjesëmarrje të ulët në komunat me shumicë shqiptare, ndërsa ato me shumicë serbe pjesëmarrja e...