Salah reagoi keq pas zëvendësimit, i reagon Jurgen Klopp

Futboll

Salah reagoi keq pas zëvendësimit, i reagon Jurgen Klopp

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 17:15
Mohamed Salah

Liverpooli është ndalur sot me një barazim 1-1 në Premierligës kundër Brightonit.

Pas një ore lojë, trajneri Jurgen Klopp vendosur që nga loja ta largonte sulmuesin nga Egjipti, Mohamed Salah për ta zëvendësuar me Diogo Jotan dhe ky veprim i teknikut gjerman e ka frustruar lojtarin i cili reagoi i nevrikosur derisa largohej nga fusha.

I pyetur rreth këtij reagimit të Salahit, Klopp ka dhënë një sh[jegim të shkurtër.

“Nëse Mohamed Sala është duke qeshur kur largohet nga fusha, atëherë diçka nuk është në rregull.”, tha Klopp për BT Sport, pas ndeshjes.

“Duhet të jemi të kujdesshëm me këtë. Atij nuk i pëlqen kjo, kjo është e gjitha.”, deklaroi Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat