Mali i Zi tronditur nga shqiptarët, ja arsyeja! Leon Ujkaj, çfarë ka bërë...

Futboll

Mali i Zi tronditur nga shqiptarët, ja arsyeja! Leon Ujkaj, çfarë ka bërë...

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 15:56
Pamje nga ndeshja Sutjeska - Deqiqi

Deçiqi nga Tuzi, skuadër shqiptare, sa vijnë e kalojnë javët, gjithnjë e më i frikshëm po bëhet për rivalët!
Vetëm fati sportiv ia mohoi fitoren në minutat shtesë në Nikshiq në duel me Sutjeskën, sfidë që përfundoi me rezultat 1:1, në kuadër të javës së 15-të.

Komplet liga e futbollit malazez është e tronditur nga ecuria e Deçiqit, 15 ndeshje pa humbje, 6 fitore e 9 barazime, me goldallim  22:7.  

Deçiqi, me president Pal Dreshajn, e vetmja skuadër që nuk njeh humbje në elitën e futbollit malazez.

“Sutjeska barazoi kundër Deçiqit pranë Bistricës - me një gol të Bozho Markoviq në minutën e 94-të. 
Nikshiqi shmangu humbjen nga ekipi që i eliminoi nga Kupa të mërkurën e kaluar”, shkruan media malazeze “Vijesti”.

Ishte me fat Sutjeska, Deçiq në kundërsulm, pasi që Markoviq humbi topin, Jonathan Dreshaj veproi bukur por Leon UJkaj i pafat, kaloi portierin Vlladan Gilen dhe goditi shtyllën nga këndi i vdekur, edhe pse ai e kishte Camajn andej që mund t’ia pasonte.

Ishte Ilir Camaj në minutën e 21-të që i dha epërsinë ekipit të Deçiqit që drejtohet nga trajneri Edis Mulaliq. Camaj me kokë realizoi për 0:1.

Deçiqi renditet në vend të dytë me 27 pikë, ka shtatë me pakë se lideri Buduçnosti ga Podgorica, por pas vete ka lënë Zetën, Sutjeskën, Podgoricën me nga 20 pikë etj.

Kristian Vulaj zë vendin e dytë me 8 gola në listën e shënuesve, Ilir Cama është i treti me 7 gola. Në javën e ardhshme, Deçiqi do të takohet me Podgoricën në Tuz, edhe një derbi për tuzjanët.

Rezultatet
Buduçnosti-Rudari 4:2 
Sutjeska-Deçiç    1:1
OFK Titograd-Jezero 1:0
Podgorica-Zeta 0:1
Petrovac-Iskra 1:0

Tabela
1. Buduçnosti    14    11    1    2    26:13    34
2. Deçiqi    15    6    9    0    22:7    27
3. Zeta    15    6    4    5    12:11    20
4. Sutjeska    15    5    5    5    17:16    20
5. Podgorica    15    5    5    5    15:13    20
6. Jezero    15    5    4    6    7:10    19
7. Iskra    15    4    6    5    13:16    18
8. Titograd    15    4    4    7    12:23    16
9. Rudari    15    4    1    10    16:26    13
10. OFK Petrovac    14    2    5    7    14:19    11

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat