Zidane: Na duhet fitorja për tu kualifikuar në raundin tjetër të Championsit!

Futboll

Zidane: Na duhet fitorja për tu kualifikuar në raundin tjetër të Championsit!

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:28
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur në prag të përballjes kundër Shkahtarit në Champions League.

Tekniku francez konfirmoi që sulmuesi Karim Benzema është i gatshëm për këtë sfidë ku 3 pikët janë të detyrueshme.

Zidane theksoi se Realit i duhet fitorja për të kaluar grupin dhe për të vijuar rrugëtimin në Champions League.

“Ndaj Shkahtarit është një tjetër finale. Ka dy ndeshje të mbetura dhe nesër do jetë ndeshja më e rëndësishme sepse këto tri pikë mund të na sigurojnë kualifikimin në raundin tjetër.

“Benzema është i gatshëm për nesër”, deklaroi Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat