Kurohej në Turqi prej koronavirusit, Kukësi merr lajmin e fundit për trajnerin Gega

Futboll

Kurohej në Turqi prej koronavirusit, Kukësi merr lajmin e fundit për trajnerin Gega

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:24
Skënder Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega kthehet sot në Shqipëri.

Tekniku i nënkampionëve të vendit ka lënë sot klinikën “BHT” në Turqi pasi analizat e fundit mjekësore treguan përmirësim të ndjeshëm. Lajmi u dha nga klubi verilindor në faqen zyrtare.

57-vjeçari u kurua prej disa ditësh në Turqi për shkak të komplikemeve që i shkaktoi koronavirusi. Falë terapive mjekësore dhe kujdesit të vazhdueshëm, ai kaloi pjesën më serioze të koronavirusit. Gega orientoi skuadrën drejt fitores ndaj Vllaznisë 2-4 ditën e diel duke dhënë direktiva për stafin teknik dhe lojtarët.

Tashmë, ai pritet t’i bashkohet shpejt ekipit.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat