U bë shkaku i kaosit në Paris, UEFA i heq kartonin e kuq

Futboll

U bë shkaku i kaosit në Paris, UEFA i heq kartonin e kuq

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:12
U bë shkaku i kaosit në Paris, UEFA i heq kartonin e kuq

Kartoni i kuq i pezulluar. Sipas raportimit nga “RMC Sport”, dëbimi i Pierre Webo, ndihmës trajnerit të Istambul Basaksehir, është pezulluar nga UEFA dhe do të jetë subjekt i një analize më të thelluar pasi është hapur një hetim disiplinor.

Për këtë arsye, Webo do të jetë rregullisht në stol sonte kundër PSG, ndeshje që do të rifillojë duke filluar nga ora 18:55 në “Parc de Princes” në Paris, ku takimi u ndal në minutën e 12-të dhe që do të vazhdojë po aty.

Sakaq, arbitri i katërt, Coltescu është dënuar publikisht dhe reagime te djeshme nga bota e sportit dhe më gjërë kanë qenë të gjitha në favor të Webo dhe sidomos Basaksehirit, që vendosi të tërhiqej dhe mos zbriste më në fushë pa u larguar arbitri në fjalë që shkaktoi edhe kaosin.

Ky i fundit u justifikua duke thënë se komunikimi ishte rumanisht dhe pa ofendim, por diçka e tillë nuk u pranua nga klubi i kryeqytetit turk.

Coltescu iu referuar ndihmës trajnerit webo me shprehjen “neg...” në momentin që raportoi se meritonte të kuq për protestat për një faull.

Sot trupa gjykuese do të jetë e gjitha e ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat